BE reagon ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87734-be_reagon_ndaj_sanksioneve_të_reja_të_amerikës_kundër_iranit
Shefja e politikës së jashtme të BE dhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë me një deklaratë të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit të Amerikës për të mos shtyrë masat përjashtuese bërthamore që lidhen me Iranin dhe kanë shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për këtë vendim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • BE reagon ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit

Shefja e politikës së jashtme të BE dhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë me një deklaratë të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit të Amerikës për të mos shtyrë masat përjashtuese bërthamore që lidhen me Iranin dhe kanë shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për këtë vendim.

Federika Mogherini së bashku me ministrat e trojkës evropiane duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës për ndërprerjen e përjashtimeve bërthamore mbi iranian, ka theksuar se heqja e sanksioneve bërthamore është një pjesë themelore e marrëveshjes bërthamore. Në një pjesë të kësaj deklarate thuhet: Ne ashtu si ANEA konfirmojnë zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. BE dhe Trojka Evropiane thonë  se përpjekjet për të vazhduar bashkëpunimin me Iranin me anë të mekanizmit INSTEX vazhdojnë akoma. Qeveria amerikane dje në darkë përkundër marrëveshjes bërthamore dhe përkundër akordeve të tjera ndërkombëtare siç është traktati NPT, ka vendosur sanksione ndaj një pjese të aktiviteteve paqësore bërthamore të Iranit dhe ka hequr masat përjashtuese për palët e tjera që bashkëpunojnë me Iranin në këtë fushë. Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI ditën e shtunë duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës ka thënë: Çdo veprim që armiku bën në fund të fundit përfundon në interes të Iranit dhe me gjithë sanksione industria bërthamore e Iranit do të vazhdojë punën e saj akoma me më shumë fuqi. Më herët BE ka reaguar edhe ndaj sanksioneve naftore të Amerikës kundër Iranit.