Kundërshtarët e luftës pushtojnë ambasadën e Venezuelës në Uashington
(last modified Sun, 05 May 2019 08:19:06 GMT )
May 05, 2019 10:19 Europe/Tirane
  • Kundërshtarët e luftës pushtojnë ambasadën e Venezuelës në Uashington

Disa aktivistë amerikanë kundërshtarë të luftës janë futur në ndërtesën e ambasadës së Venezuelës në Uashington dhe kanë thënë se godinën nuk do ta dorëzojnë derisa ambasada tu kthehet diplomatëve të Karakasit.

Sipas një njoftimi të CNN grupi paqedashës i njohur me emrin Code Pink i cili prej dy javësh është mbledhur përreth godinës së ambasadës së Venezuelës në Uashington, prej dje janë futur brenda ambasadës dhe insistojnë se do të qëndrojnë në këtë godinë.  Protestuesit janë futur në ambasadë me rrobat e punës dhe mjetet e tyre personale dhe kanë theksuar se deri në kohën kur diplomatët e Karakasit nuk do të kthehen në këtë ambasadë ata nuk do të dalin prej saj. Pjesëtarët e këtij grupi në kohën kur janë mbledhur prej 2 javësh përreth hapësirës së ambasadës në kohën kur u përballën me përkrahësit e Juan Guaido, u futën brenda në ambasadë për të parandaluar pushtimin e saj nga përkrahësit e Guaido. Diplomatët venezuelas janë larguar disa ditë pasi tensionimit të marrëdhënieve të Karakasit me Uashingtonit për shkak se Donald Trump presidenti amerikan mbështet Juan Guaido, i vetëshpallur president në Venezuelë. Ndërkohë Samuel Munkada përfaqësuesi i Venezuelës në OKB ka deklaruar grabitjen e ambasadës në Uashington. Amerika për të ushtruar presione ndaj Venezuelës ka vendosur kufizime të shumta ndaj diplomatëve venezuelas në Uashington dhe ka mbyllur llogaritë diplomatike të Karakasit. Situata në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit është tensionuar aq shumë saqë flitet mbi mundësin e një lufte. Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Forcave të Armatosura të mobilizohen dhe të jenë në gatishmëri, në rast të një ofensive ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër vendit amerikano-jugor, në një fjalim të mbajtur përpara trupave ushtarake këtë të shtunë. Maduro kërkoi nga ushtria “të jetë e gatshme të mbrojë tokën mëmë me armë në duar, nëse një ditë perandoria amerikane guxon të prekë këtë territor, këtë tokë të bekuar”. Fjalimi i tij në bazën ushtarake që ndodhej në veriperëndim të vendit, ku u shfaq në krah të ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino, erdhi në një kohë kur udhëheqësi i opozitës Juan Guaido mblodhi mbështetësit e tij në një tjetër ditë protestash, për t’i bërë presion Forcave të Armatosura të mbështesin përpjekjen e tij për largimin e Maduros nga pushteti. Më herët gjatë kësaj jave, Guaido u përpoq më kot të nxiste një kryengritje ushtarake, gjë që u shua shumë shpejt, pasi një grup prej 25 ushtarësh rebelë kërkuan statusin e refugjatit në Ambasadën braziliane në Karakas. Maduro u kundërpërgjigj pas këtij akti, duke këmbëngulur se komanda e lartë e ushtrisë ka konfirmuar besnikërinë ndaj tij. “U kam thënë gjeneralëve dhe admiralëve se ajo çfarë dua prej tyre është besnikëri dhe vetëm besnikëri. Unë besoj te ju, por duhet t’i mbani sytë hapur. Një grusht tradhtarësh nuk mund ta nxijnë nderin, unitetin, kohezionin dhe imazhin e Forcave tona të Armatosura”, tha presidenti në fjalimin e transmetuar drejtpërdrejt në radiotelevizionin publik. Udhëheqësi socialist akuzoi Guaidon, i vetëshpallur president i përkohshëm dhe i njohur nga mbi 50 shtete, se u përpoq të nxiste një “grusht shteti”. Por, pavarësisht përpjekjeve të tij, ushtria i mbeti besnike Maduros. Apeli i tij erdhi në përfundim të një jave, gjatë së cilës Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo paralajmëroi Karakasin se “ndërhyrja ushtarake është një opsion i mundshëm”.

 


 

Tags