Protesta në Skoci
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87741-protesta_në_skoci
Me mijëra skocezë janë ngritur në protesta në mbështetje të pavarësisë së Skocisë nga Britania e madhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 05, 2019 05:49 Europe/Tirane
  • Protesta në Skoci

Me mijëra skocezë janë ngritur në protesta në mbështetje të pavarësisë së Skocisë nga Britania e madhe.

Protestat janë organizuar në qytetin Edinburgh të Skocisë dhe është organizuar me ftesën e disa politikanëve dhe organizatave popullore. Protestuesit kanë mbajtur flamuj të Skocisë në duar dhe kanë theksuar fundin e sovranitetit të Britanisë së Madhe mbi Skocinë. Skocezët disa herë kanë mbajtur protesta me kërkesën për organizimin e një referendumi për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe. Për shkak të Brexit, Britania e Madhe përballet me shumë probleme brenda dhe jashtë saj. Qeveria britanike dëshiron që marrëveshja për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian të miratohet para hapjes së sesionit të ri të Parlamentit Evropian në muajin korrik. Kështu tha ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington, sipas të cilit, bisedimet me opozitën laburiste për marrëveshjen e Brexit-it deri më tani janë të frytshme. Megjithatë, ai tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur mund të rikthehet për votim në parlamentin britanik marrëveshja e dakorduar me Bashkimin Evropian. Data e saktë, sipas tij, varet nga bisedimet që po zhvillohen me Partinë Laburiste. Marrëveshja tashmë është refuzuar tri herë nga ana e ligjvënësve britanikë. Kjo ka bërë që kryeministrja, Theresa May, përmes vizitave të shpeshta në vendet evropiane të kërkojë shtyrjen e afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Më 11 prill, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.