Trump mbështet plotësisht krimet e sionistëve ndaj palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87766-trump_mbështet_plotësisht_krimet_e_sionistëve_ndaj_palestinezëve
Presidenti amerikan me një tjetër veprim përkrahës të tij ndaj regjimit sionist ka mbështetur vrasjen e palestinezëve nga regjimi i Izraelit në sulmet kundër Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2019 03:13 Europe/Tirane
  • Trump mbështet plotësisht krimet e sionistëve ndaj palestinezëve

Presidenti amerikan me një tjetër veprim përkrahës të tij ndaj regjimit sionist ka mbështetur vrasjen e palestinezëve nga regjimi i Izraelit në sulmet kundër Gazës.

Donald Trump i cili njihet për veprimet e tij anti-palestineze dhe në shërbim të regjimit pushtues sionist, ditën e hënë në një mesazh në Twitter pa përmendur krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve u është drejtuar atyre duke thënë: Lëshimi i raketave kundër Izraelit për ju nuk do të sjellë gjë tjetër veçse mjerim. Raundi i ri i tensioneve dhe luftimeve mes regjimit sionist dhe rezistencës palestineze kanë nisur që nga dita e premte. Deri tani në sulmet e regjimit sionist në Gaza janë martirizuar 24 palestinezë dhe plagosur 170 të tjerë. Më 25 mars presidenti amerikan me një veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe që është kundër rezolutave të KS të OKB, ka njohur sovranitetin e regjimit sionist mbi lartësitë Golan të Sirisë.