Gjermania përsëritë qëndrimin për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme gjermane theksoi edhe një herë për përpjekjet e Berlinit për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Christopher Berger, të hënën duke folur në lidhje me deklaratën e një dite më parë të ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës dhe përfaqësuese së BE, ka thënë: Në këtë deklaratë është shprehur keqardhje për vendimin e SHBA për mos-vazhdimin e përjashtimeve nga sanksioneve bërthamore kundër Iranit, sepse ky vendim i Uashingtonit, e bën të vështirë zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Takimi i ekspertëve të Iranit dhe tre shteteve evropiane (Gjermanisë, Anglisë dhe Francës) dhe Bashkimit Evropian zhvillohet nesër në Bruksel për të shqyrtuar çështjeve përkatëse me mekanizmin INSTEX që është themeluar për shkëmbime tregtare mes Iranit dhe këtyre tre shteteve evropiane.