Trump rinovon emergjencën kombëtare mbi Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87850-trump_rinovon_emergjencën_kombëtare_mbi_sirinë
Donald Trump president i Amerikës me anë të një urdhri ka rinovuar gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me Sirinë edhe për një vit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 09, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Trump rinovon emergjencën kombëtare mbi Sirinë

Donald Trump president i Amerikës me anë të një urdhri ka rinovuar gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me Sirinë edhe për një vit.

Me anë të këtij urdhri sanksionet e Amerikës kundër Sirisë rinovohen edhe për një vit tjetër. Gjendja e emergjencës kombëtare lidhur me Sirinë për herë të parë është miratuar në maj të vitit 2004 nga ish presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe është rinovuar për çdo vit. Ky urdhër e lejon presidentin amerikan që të bllokojë kapitalet dhe pasurinë e Sirisë. Deri më sot Amerika ka bllokuar me milion dollarë të Sirisë në formë të jashtëligjshme dhe ka sanksionuar disa herë këtë vend. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.