Kryeministri irakian kritikon sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit
Kryeministri i Irakut ka kritikuar dhe kundërshtuar sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit.
Adel Abdul’mehdi në një takim me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës në Bagdad, ka thënë se Iraku nuk do të jetë pjesë e sanksioneve amerikane kundër kombit iranian. Iraku kërkon të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët dhe vendet arabe, vendet e rajonit dhe të botës. Donald Trump me anë të një urdhri ka vendosur sanksione të reja kundër sektorit të metaleve në Iran. Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore po ndjek programin e presioneve maksimale kundër Iranit. Të tilla veprime të Donald Trump janë kundërshtuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.