Hipokrizia e hapur e Francës në shitjen e armatimeve Arabisë Saudite
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka deklaruar se qëllimi i Francës me vazhdimin e shitjes së armatimeve Arabisë Saudite, është mashtrimi dhe ikja nga përgjegjësia për vrasjet e egra që po kryen me armët amerikane dhe evropiane në Jemen.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ditën e enjte në prag të nisjes së një anije Arabisë Saudite e ngarkuar me armatime nga porti Havre i Francës, pretendoi se Arabia Saudite e ka garantuar Francën që armatimet që i shiten këtij vendi nuk përdorën për vrasjen e civilëve.
Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ditën e premte në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Insistimi i Macron për vazhdimin e shitjeve të armatimeve Arabisë Saudite me këtë pretekst se këto armë nuk përdorën për vrasjen e civilëve, është vetëm hipokrizi e hapur”.
Abdusalam duke dënuar këtë veprim të Francës, ka theksuar: “Franca dhe shtetet e tjera që mbështesin koalicionin agresor saudit kundër Jemenit, duhet t’i japin fund shitjes së armatimeve Arabisë Saudite”.