Mesdheu merr të tjerë jetë njerëzish
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87891-mesdheu_merr_të_tjerë_jetë_njerëzish
Dhjetëra emigrantë humbën jetën pasi anija e tyre është përmbysur në Mesdhe, jashtë brigjeve të Tunizisë, raportojnë mediat.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2019 21:49 Europe/Tirane
  • Mesdheu merr të tjerë jetë njerëzish

Dhjetëra emigrantë humbën jetën pasi anija e tyre është përmbysur në Mesdhe, jashtë brigjeve të Tunizisë, raportojnë mediat.

Të paktën 50 persona vdiqën në incident, ndërsa 16 të tjerë mbijetuan, tha Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin. Por agjencia shtetërore e Tunizisë raporton se 70 emigrantë u mbytën rreth 74 km larg Sfax, në jug të kryeqytetit të Tunizisë. Zyrtarët dyshojnë se anija u nis nga Zuwara në Libi. Vetëm 4 trupa janë gjetur deri tani, ndërkohë që forcat kanë mbërritur dhe po bëjnë kërkime për të tjerët. Mediat lokale thonë se peshkatarët nxituan që të shpëtonin të mbijetuarit. Emigrantët thuhet se ishin nga Afrika Sub-Sahariane. Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun për të shkuar në Evropë.