Franca kritikon Amerikën për shkeljen e marrëveshjes bërthamore
Ministri i punëve të jashtëm të Francës ka kritikuar veprimet e njëanshme të Amerikës në daljen nga traktati ndërkombëtar bërthamore me Iranin.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, deklaroi: “Të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin duhet të zbatojnë angazhimet e tyre dhe në këtë drejtim ka përgjegjësi edhe Amerika”.
Jean-Yves Le Drian gjithashtu duke kritikuar politikat e njëanshme të Trump, shtoi: “Disa mbështesin këtë bindje se marrëdhëniet e vendeve më nuk duhet të jenë në bazë të bashkëpunimit, por duhet të zhvillohen në bazë të përballjes së shteteve dhe si rezultat po përballemi me një lloj çrregullimi ndërkombëtar”.
Si pasojë e shtimit për çdo ditë e më tepër të sanksioneve dhe presioneve të Amerikës kundër Iranit dhe vonesës së palëve evropiane për zbatimin e angazhimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë më 8 maj, ka deklaruar se Irani në kuadër të marrëveshjeve bërthamore do të pezullojë zbatimin e dy zotimeve të tij përgjatë 60 ditëve.