Autoritetet evropiane paralajmërojnë për rreziqet e fëmijëve të ISIS
Koordinatori për çështje të luftës kundër terrorizmit ka paralajmëruar në lidhje me gjeneratën e re të terrorizmit nëpërmjet fëmijëve të grupit terrorist ISIS.
Gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” në një raport të saj ka shkruar se Giles de Gerchev, koordinatori për çështje të luftës kundër terrorizmit në Evropë, deklaroi se këta fëmijë kanë qenë të privuar nga qasje në sistemet arsimore dhe në shërbimet sociale dhe ekziston ky rrezik se në këto rrethana të formohet një gjeneratë e re e terroristëve.
Sipas këtij burimi, shtetet evropiane po shprehin shqetësime për kthimin e qytetarëve evropiane ish-pjesëtarë të grupit terrorist ISIS në kohën kur për shumë vite përkrah Uashingtonit kanë qenë mbështetës kryesor të grupeve terroriste në Irak dhe Siri.
Rreth 80 shtetas të Zvicrës kanë shkuar në zona të luftës për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS, mirëpo autoritetet zvicerane tani nuk po pranojnë që ata persona të kthehen përsëri në Zvicër.