Ivashev: Veprimet e pamatura të Trump po rrezikojnë Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87955-ivashev_veprimet_e_pamatura_të_trump_po_rrezikojnë_lindjen_e_mesme
Kryetari i Akademisë për Studime Gjeopolitike të Rusisë deklaroi se veprimet e pamatura dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që po bënë presidenti i Amerikës, e kanë vendosur në rrezik Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 13, 2019 10:55 Europe/Tirane
  • Ivashev: Veprimet e pamatura të Trump po rrezikojnë Lindjen e Mesme

Kryetari i Akademisë për Studime Gjeopolitike të Rusisë deklaroi se veprimet e pamatura dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që po bënë presidenti i Amerikës, e kanë vendosur në rrezik Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Leonid Ivashev, kryetari i Akademisë për Studime Gjeopolitike të Rusisë, ditën e hënë në Moskë, tha se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka dëshmuar se kurrë nuk i mat pasojat e vendimeve të tij.

Leonid Ivashev tha: “Gabimi i madh i Trump ishte dalja nga marrëveshja bërthamore me Iranin, veprim ky që ka izoluar Amerikën edhe në mesin e aleatëve të saj deri në atë masë sa që aktualisht asnjë vend nuk është i gatshëm të marrë pjesë në aventurat e Shtëpisë së Bardhë”.

Ivashev tha se vetëm Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli mbështesin veprimet e Trump në Lindjen e Mesme, sepse veprimet e Amerikës janë kërcënim për rajonin e Lindjes së Mesme.  

Kryetari i Akademisë për Studime Gjeopolitike të Rusisë në vazhdim tha se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për qetësi, por Amerika por veprën në të kundërtën dhe siç po duket këto veprime të Uashingtonit janë të objektivizuara.