Lëvizjet e ISIS në jug të Libisë
Zëdhënësi i forcave të ashtuquajtur ushtarak kombëtare e Libisë e kryesuar nga gjeneral Haftar Khalifa, njoftoi për lëvizje të reja të ISIS në jugperëndim të Libisë.
Amed Mesmari zëdhënësi i Ushtrisë kombëtare të Libisë ka thënë se grupi terrorist ISIS synon të destabilizojë dhe shkatërrojë sigurinë në jug të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se ISIS ka sulmuar qytetin Marzuk, sidomos zonat e banuara dhe qendrat ushtarake. Gesan Selami i dërguari i OKB në Libi pasi ka përmendur sulmin e forcave të gjeneral Haftar kundër Tripolit, ka thënë se nga këndvështrimi i OKB ky sulm nuk është produktiv. Ai kërkoi vendosjen e armëpushimit përgjatë muajit të ramazanit. Sulmet e forcave të gjeneral Haftar për marrjen e Tripolit janë futur në një fazë të dytë. Forcat e gjeneral Haftar më 4 prill të mbështetur nga Arabia Saudite, EBA dhe Egjipti, nisën operacionin e tyre për të marrë kontrollin e Tripolit kryeqytetit të Libisë.