Ministri i jashtëm anglez: Marrëveshja bërthamore një marrëveshje e rëndësishme
Ministri i jashtëm i Anglisë në fund të takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel ka thënë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje jetike.
Jeremy Hunt në një mesazh të tij ka shprehur shqetësimin mbi tensione të reja në rajon dhe ka thënë: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore parandalon përhapjen e armëve atomike në rajon. Në takimin e ditës së hënë të ministrave të jashtëm të BE, për herë të parë pas paralajmërimeve të Iranit është diskutuar marrëveshja bërthamore. Irani më 18 maj pasi pezullojë disa prej zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka dhënë ultimatum prej 60 ditësh që palët e tjera të zbatojnë zotimet e tyre në sektorin bankar dhe naftore. Hasan Ruhani lidhur me neglizhencën e treguar nga vendet evropiane në zbatimin e zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore ka thënë: Irani do të shtojë rezervat e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë dhe nëse evropianët brenda 60 ditëve nuk kompenson dëmet e shkaktuara nga sanksionet amerikane, Irani do të rinisë ndërtimin e reaktorëve atomikë. Donald Trump më 8 maj ka tërhequr në formë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe shpalli kthimin e sanksioneve kundër Iranit.