Ministrat e jashtëm të BE nuk përfillin Mike Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87975-ministrat_e_jashtëm_të_be_nuk_përfillin_mike_pompeo
Sekretari i shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Bruksel është përballur me mospërfilljen e ministrave të jashtëm të BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të BE nuk përfillin Mike Pompeo

Sekretari i shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Bruksel është përballur me mospërfilljen e ministrave të jashtëm të BE.

Mike Pompeo zhvilloi një vizitë në Bruksel me shpresën se do të takohet me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës për të diskutuar lidhur me Iranin dhe marrëveshjen bërthamore, por ai është përballur me mospërfilljen e tyre. sipas disa mediave, disa nga ministrat e jashtëm të BE nuk janë shprehur të gatshëm as të bëjnë një foto me sekretarin amerikan të shtetit. Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ka thënë se nuk ka një axhendë të caktuar për takimet me Mike Pompeo në Bruksel. Ditën e hënë në Bruksel u mbajt takimi i ministrave të jashtëm të vendeve evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore së bashku me sekretarin amerikan të shtetit. Më herët Mike Pompeo anuloi vizitën e tij në Rusi dhe shkoi në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE ku është diskutuar për Iranin dhe marrëveshjen bërthamore.