Këshilli i Evropës shqyrton të drejtën e votës së Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88048-këshilli_i_evropës_shqyrton_të_drejtën_e_votës_së_rusisë
Këshilli i Evropës pritet që sot të vendosë nëse do të mbajë pezullimin në fuqi ose do ti rikthejë Rusisë të drejtën e votës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 17, 2019 09:48 Europe/Tirane
  • Këshilli i Evropës shqyrton të drejtën e votës së Rusisë

Këshilli i Evropës pritet që sot të vendosë nëse do të mbajë pezullimin në fuqi ose do ti rikthejë Rusisë të drejtën e votës.

Këshilli i Evropës është mbledhur në një takim ministror në Helsinki të Finlandës për të shqyrtuar mundësinë që Rusisë t'i kthejë të drejtën e votës tek mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent.

Këshilli i pezulloi Rusisë të drejtën e votës pas aneksimit që ja bëri Gadishullit të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014, një veprim të cilin Ukraina, por dhe pothuajse e gjithë bota e konsiderojnë si të paligjshëm.

Këshilli i Evropës pritet që sot të vendosë nëse do të mbajë pezullimin në fuqi ose do ti rikthejë Rusisë të drejtën e votës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, të enjten, papritur anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin në Finlandë, meqë Ukraina pret rikthimin e votës.