Vriten dhe plagosen 11 civilë në sulmin kundër Tripolit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88053-vriten_dhe_plagosen_11_civilë_në_sulmin_kundër_tripolit
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB deklaroi se në sulmin ajror që është kryer në një zonë me qarkullim të dendur në Tripoli, kryeqytet të Libisë, janë vrarë të paktën gjashtë çivie dhe janë plagosur të paktën pesë të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2019 11:17 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen 11 civilë në sulmin kundër Tripolit

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB deklaroi se në sulmin ajror që është kryer në një zonë me qarkullim të dendur në Tripoli, kryeqytet të Libisë, janë vrarë të paktën gjashtë çivie dhe janë plagosur të paktën pesë të tjerë.

Agjencia e lajmeve Shihua njoftoi se Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi se këta persona janë qëlluar me armë shpërthyese që janë përdorur gjatë sulmeve ajrore në Tripoli të Libisë.

Stephane Dujarric shtoi: “Organizatat humanitare përsëri u kanë kujtuar palëve të përfshira në konfliktin e Libisë zotimet që duhet t’i respektojnë në kuadër të ligjeve humanitare dhe kërkojnë nga këto palë që të marrin të gjitha masat e duhura për të shmangur vrasjen e civilëve”.