Wendy Sherman takohet me anëtarët e Kongresit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88104-wendy_sherman_takohet_me_anëtarët_e_kongresit_të_amerikës
Anëtarja e ekipit amerikan në negociatat bërthamore me Iranin të martën e ardhshme zhvillon një takim konsultues me anëtarët demokrat të Kongresit të Amerikës në lidhje me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2019 08:23 Europe/Tirane
  • Wendy Sherman takohet me anëtarët e Kongresit të Amerikës

Anëtarja e ekipit amerikan në negociatat bërthamore me Iranin të martën e ardhshme zhvillon një takim konsultues me anëtarët demokrat të Kongresit të Amerikës në lidhje me Iranin.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Wendy Sherman, anëtarja e ekipit amerikan në negociatat bërthamore me Iranin në kuadër të Grupit 5+1, në një seancë jo plenare në Kongresin e Amerikës do të flasë përpara ligjvënësve amerikanë në lidhje me politikat e qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, ku pritet që në këtë seancë të marrin pjesë të gjithë anëtarët demokratë.

Kjo ish-funksionare e Departamentit Amerikan të Shtetit e cili është përkrahëse e marrëveshjes bërthamore dhe kritike e ashpër e politikave të qeverisë së Trump ndaj Iranit, kohë më parë me anë të një mesazhi të publikuar pas shtimit të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, ka shkruar: “Sanksionet anti-iraniane të Uashingtonit nuk kanë rezultat”.

Wendy Sherman gjithashtu ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ashpra të John Bolton kundër Iranit dhe ka shkruar: “Bolton dëshiron ta fusë Amerikën në luftë. Nuk ka ekzistuar asnjë luftë në të cilën të mos ekzistojnë gjurmët e Bolton”.

Në këtë seancë përveç Wendy Sherman do të marrë pjesë dhe do të japë shpjegime edhe John O. Brennan, ish-shefi i CIA-së i cili konsiderohet prej kritikëve të ashpër të politikës së Trump.