Biden fillon zyrtarisht fushatën elektorale duke sulmuar Trump
Joe Biden, ish-zv/presidenti i Amerikës, ditën e shtunë në hapin e parë të fillimit zyrtarisht të fushatës elektorale të tij, ka kërkuar unitetin e amerikanëve dhe njëkohësisht ka drejtuar deklarata të ashpra kundër Donald Trump
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Joe Biden, njëri nga kandidatët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, ka kritikuar edhe kandidatët e tjerë të kësaj partie dhe deklaroi: “Për ta mundur Donald Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk mjafton vetëm irritomi”.
Joe Biden që fliste në një tubim në qytetin Filadelfia, deklaroi se qytetarët amerikan nëse kërkojnë një president i cili insiston në konflikte, i cili administron vendin me grusht të mbyllur, me duart e lidhura dhe me zemërgurësi, i cili nga kundërshtarët krijon bisha djallëzore dhe përhap urrejtje mes njerëzve; atëherë nuk kanë nevojë për atë (Biden) sepse e kanë presidentin Trump.