Justin Trudeau akuzohet për dobësimin e lirisë së medias
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88106-justin_trudeau_akuzohet_për_dobësimin_e_lirisë_së_medias
Kryeministri i Kanadasë është akuzuar për përpjekje për të fituar mbështetjen e mediave dhe për dobësimin e lirisë së shtypit para organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2019 10:58 Europe/Tirane
  • Justin Trudeau akuzohet për dobësimin e lirisë së medias

Kryeministri i Kanadasë është akuzuar për përpjekje për të fituar mbështetjen e mediave dhe për dobësimin e lirisë së shtypit para organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Justin Trudeau së fundi ka siguruar një fond prej 600 milionë dollarë nga parat e taksapaguesve të Kanadasë që t’u jap gazetave dhe mediave të tjera kanadeze kredi tatimore dhe privilegje të tjera.

Projektligji në fjalë është përgatitur me qëllim të mbështetjes ndaj gazetarisë kanadeze në epokën digjitale dhe sipas të gjitha gjasave do të miratohet në Parlamentin e Kanadasë gjatë muajve të ardhshëm para zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen në muajin tetor. Sipas këtij projektligji, shpërndarje e këtij buxheti do të bëhet nga një komision i caktuar nga ana e qeverisë.

Ndërkoh Pierre Poilievre, deputet konservator në Parlamentin e Kanadasë, në një intervistë me gazetën “Sunday Telegraph” ka thënë: “Programi kohor i Justin Trudeau është shumë inteligjent, sepse kuptimi i përpjekjeve të Justin Trudeau është ky “më ndihmoni mua të zgjidhem përsëri, që ju të pasuroheni! Përndryshe, vet duhet t’i paguani shpenzimet”.