Zvicra miraton ligjin e ri të armëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88117-zvicra_miraton_ligjin_e_ri_të_armëve
Zvicra ka miratuar masat antiterroriste të Bashkimit Evropian (BE) në një referendum ku sot u votua për një ligj që shtrëngon kushtet për zotërimin e armëve, tregojnë sondazhet pas votimit. Sipas këtyre vlerësimeve, zviceranët e kanë pranuar ligjin e ri me 67% të votave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 19, 2019 20:53 Europe/Tirane
  • Zvicra miraton ligjin e ri të armëve

Zvicra ka miratuar masat antiterroriste të Bashkimit Evropian (BE) në një referendum ku sot u votua për një ligj që shtrëngon kushtet për zotërimin e armëve, tregojnë sondazhet pas votimit. Sipas këtyre vlerësimeve, zviceranët e kanë pranuar ligjin e ri me 67% të votave.

Para votimit, autoritetet paralajmëruan se refuzimi i ligjit mund të çonte që vendi të përjashtohej nga marrëveshjet evropiane mbi Shengenin dhe Dublinin, me të cilat është e lidhur, ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Ligji është kritikuar nga disa shoqata sportive duke deklaruar se është e padobishme në trajtimin e terrorizmit. Vlerësohet se rreth 2.3 milionë qytetarë kanë armë, që është rreth një e treta e popullsisë së Zvicrës. Masat e shtrëngimit do të zbatohen për armët gjysmë automatike, si dhe për lloje të caktuara të pushkëve. Zviceranët kanë edhe zakonin që të dalin për të gjuajtur me armë.