OKB kërkon uljen e tensioneve mes Amerikës dhe Iranit
Zëdhënësi i OKB nga të gjitha palët e implikuar në tensionet mes Amerikës dhe Iranit ka kërkuar që të ulin konfliktet e tyre verbale.
Stefan Dujarric ka thënë: Ne jemi të shqetësuar nga shtimi i tensioneve verbale. Përballemi me një rajon shumë të pa stabilizuar. Çdo lloj tensioni si verbal ashtu edhe fizik mund të pasohet me veprime t gabuara që e destabilizojnë situatën akoma më shumë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump në një mesazh në Twitter ka shkruar: Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi i tij në përgjigje të këtij mesazhi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka thënë: Kurrë mos kërcëno një iranian. Testoje një herë respektin, kjo do të japë rezultat.