Amerika tjetër veprim kundër Palestinës, kërkon mbylljen e UNRWA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88181-amerika_tjetër_veprim_kundër_palestinës_kërkon_mbylljen_e_unrwa
Donald Trump president i Amerikës që nga koha e futjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ka ndjekur politikën e mbështetjes pa kushte dhe pa limite për Izraelin dhe kundër palestinezëve. Ai herë pas here merr vendime për të ushtruar presione ndaj palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 23, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Amerika tjetër veprim kundër Palestinës, kërkon mbylljen e UNRWA

Donald Trump president i Amerikës që nga koha e futjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ka ndjekur politikën e mbështetjes pa kushte dhe pa limite për Izraelin dhe kundër palestinezëve. Ai herë pas here merr vendime për të ushtruar presione ndaj palestinezëve.

Jason Greenblatt, përfaqësuesi i Amerikës në çështjet e Azisë perëndimore, më 22 maj ka kërkuar mbylljen e Agjencisë së emergjencës dhe ndihmës për emigrantët palestinezë UNRWA. Greenblatt në një takim të KS të OKB lidhur me gjendjen ne Azinë perëndimore ka thënë: Ka ardhur koha që përgjegjësitë e shërbimeve të UNRWA tu transferohen organizatave jo qeveritare dhe vendeve që kanë pritur emigrantët palestinezë. Ai ka pretenduar se modeli i UNRWA ka dëmtuar popullin palestinez. Qeveria Trump më 31 gusht të vitit 2018 ka ndërprerë të gjitha ndihmat e saj për UNRWA dhe ka theksuar se kjo agjenci ka dështuar. UNRWA është krijuar më 8 dhjetor të vitit 1949 sipas një rezolute të AP të OKB. Kjo agjenci ka për qëllim tu vijë në ndihmë emigrantëve palestinezë  të cilët numërohen 5 milion persona dhe janë të shpërndarë në vende si Jordania, Siria, Libani dhe në territoret e pushtuara në BPLJ dhe në Rripin e Gazës të cilët kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare. Sami Abuzahri zëdhënës i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas ka thënë: Vendimi i Amerikës për të ndërprerë ndihmat financiare për UNRWA ka për qëllim të eliminojë të drejtën e të shpërngulurve palestinezë për tu kthyer në Palestinë. Mesa duket ndërprerja e ndihmave financiare të Uashingtonit për UNRWA është pjesë e politikave të Trump për të ushtruar presion mbi palestinezët me qëllim që të realizohet plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit. Ky akord është një plan i ri i qeverisë amerikane që ka për qëllim të eliminojë të drejtat e popullit palestinez. Në bazë të këtij plani, palestinezëve u hiqet e drejta për tu kthyer në vendin e tyre të përcaktuar më herët në rezolutën 194 të KS të OKB. Plani Akordi i Shekulli bie ndesh me rezolutat, normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Edhe AAP i cili deri tani ka bërë veprime të shumta kompromisi me regjimin sionist, nuk është i gatshëm të pranojë këtë plan. Mahmud Abas kryetari i AAP në një prej fjalimeve të tij të mbajtur me rastin e 54 vjetorit të krijimit të lëvizjes Fat’h në Ramallah ka thënë: Presidentit amerikan Donald Trump nuk do t’i lejojmë kurrë që Kodsin t’ia shesë Izraelit. Trump në 3 vitet e kaluara ka bërë shërbime të rëndësishme për Izraelin. Ai më 25 Mars të këtij viti ka njohur zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë. Një vit më parë gjithashtu në maj të vitit 2018 qeveria e Donald Trump me një tjetër veprim provokues dhe nxitës që bie ndesh me të gjitha rezolutat ndërkombëtare, ka transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.  Për momentin Trump ka ndërmend të zbatojë planin Akordi i Shekullit, duke i dhënë një tjetër shërbim regjimit sionist. Në këtë kuadër është edhe kërkesa e Uashingtonit për pezullimin dhe mbylljen e UNRWA.