Gjermania thekson zgjidhjen diplomatike të situatës mbi marrëveshjen bërthamore
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka theksuar zgjidhjen diplomatike të situatës mbi marrëveshjen bërthamore.
Heiko Mass, ministër i jashtëm i Gjermanisë, ka kritikuar politikën e presioneve maksimale të Uashingtonit kundër Iranit dhe ka thënë se kjo politikë nuk sjell rezultat. Heiko Mass, më herët kishte thënë se Berlini është i angazhuar për zbatimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe nga Irani pret që të zbatojë zotimet e veta. Në vazhdim ministri i jashtëm i Gjermanisë situatën në Azinë Perëndimore e ka quajtur shumë të rrezikshëm dhe ka ftuar Iranin dhe Amerikën të qetësohen dhe vetëpërmbahen. Mass paralajmëroi se grupet terroriste mund të bëhen shkak për shtimin e tensioneve mes Irani dhe Amerikës dhe me qëllim nxitjen e një lufte mund të shtojnë sulmet dhe dhunën e tyre. Gjermania Franca dhe Britania e Madhe pas vendimit të Uashingtonit për të tërheqjen nga marrëveshja bërthamore kanë premtuar se do të garantojnë interesat ekonomike të Iranit për ruajtjen e marrëveshjes në fjalë. Këto vende edhe pse kanë bërë qëndresë verbale përballë Amerikës në praktikë nuk kanë zbatuar zotimet e tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.