Facebook dhe Twitter bllokojnë llogaritë e iranianëve
May 29, 2019 04:55 Europe/Tirane
Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter edhe një herë kanë bllokuar llogaritë personale të disa përdoruesve iranianë.
Facebook ka njoftuar mbylljen e 51 llogarive të personave dhe grupeve iraniane në Facebook dhe në Instagram. Edhe Twitter ka njoftuar mbylljen e disa llogarive të iranianëve me pretendimin se ato janë llogari false. Facebook dhe Twitter që pretendojnë për lirinë e shprehjes deri tani kanë mbyllur me mijëra llogari të personave dhe grupeve iraniane. Kohët e fundit janë publikuar shumë lajme ku thuhet se Facebook dhe Twitter bashkëpunojnë me shërbimet informative të Amerikës.
Tags