Bisedimet pa rezultat mes qeverisë dhe opozitës në Venezuelë
Lideri i opozitës në Venezuelë duke i cilësuar të paefektshme bisedimet në Oslo tha se ai vazhdon të kërkojë rrëzimin e presidentit nga pushteti.
Juan Guaido, lideri i opozitës me anë të një deklarate njoftoi se negociatat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës në Oslo të Norvegjisë nuk ka dhënë asnjë rezultat. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se Guaido kërkon rrëzimin e presidentit të Venezuelës, formimin e një qeverie tranzicioni dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Përveç kësaj mësohet se Mike Pence zv/presidenti amerikan në një bisedë telefonike me Juan Guaido ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit për atë. Negociatat mes opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë së Venezuelës u mbajtën ditën e mërkurë në Oslo. Ky është raundi i dytë i të tilla negociatave.