Mesazhe kontradiktore të Amerikës për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88360-mesazhe_kontradiktore_të_amerikës_për_iranin
Donald Trump president i Amerikës mban qëndrime armiqësore kundër Iranit dhe ndjek politikën e presioneve maksimale për të detyruar Iranin që të pranojë kërkesat e Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2019 04:35 Europe/Tirane
  • Mesazhe kontradiktore të Amerikës për Iranin

Donald Trump president i Amerikës mban qëndrime armiqësore kundër Iranit dhe ndjek politikën e presioneve maksimale për të detyruar Iranin që të pranojë kërkesat e Uashingtonit.

Megjithatë kjo veprimtari negative, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga Uashingtoni. Aktualisht ekzistojnë disa shenja për gatishmërinë e Amerikës për tu futur në negociata me Iranin. Donald Trump përveçse ka shpallur gatishmërinë e tij për negociata me Teheranin ai Zvicrës, e cila mbron interesat e Amerikës në Iran, i ka dhënë një numër telefoni që funksionarët iranianë të kenë mundësi të kontaktojnë direkt me presidentin amerikan. Trump gjatë vizitës së tij të fundit në Japoni dhe gjatë takimit me Shinzo Abe ka mirëpritur ndërmjetësimin e Abe në Teheran. Me gjithë këto qëndrime dhe veprime, Uashingtoni vazhdon të ndjekë politikën e presioneve kundër Iranit dhe strategjinë e përhapjes së iranofobisë dhe kërkon bashkimin e vendeve arabe për tu përballur me të ashtuquajturat kërcënime të Iranit. Në këtë mënyrë qeveria e Donald Trump njëkohësisht ndjek politikën e shtimit të presioneve dhe njëkohësisht të ftesës për negociata me Iranin. Murgan Ortagus zëdhënës i DASH ka pretenduar se Amerika duke ushtruar presione maksimale kundër Irani do ta detyrojë Teheranin të futet në negociata. Kjo politikë e Amerikës është kundërshtuar fuqishëm nga ana e Rusisë. Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë gjatë vizitës së tij në Teheran dhe pas takimi me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit ka kritikuar qëndrimet dhe politikat e qeverisë amerikane kundrejt Teheranit dhe ka thënë se Uashingtoni kërkon të krijojë trazira në Iran. Ai në një intervistë të tij ka thënë: presionet e rënda të Uashingtonit kundër Iranit dhe përpjekjet për të krijuar trazira në këtë vend bëhen në kohën kur amerikan nuk paraqet asnjë opsion zëvendësues dhe vetëm sa deklaron se është e gatshme për bisedime. Nëse Amerika me të vërtetë është e interesuar për negociata me Iranin ajo duhet të deklarohet se është  gati të shpallë propozimet e saj në rast se Irani pranon të marrë pjesë në negociata. Veprimtaria armiqësore dhe e dyanshme e Amerikës dhe mungesa e sinqeritetit të Uashingtonit janë bërë shkak që Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik të refuzojë çdo lloj negociatash dhe bisedimesh me Amerikën. Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me profesorët e universiteteve të Iranit, negociatën e ka quajtur një taktikë të Amerikës për të plotësuar strategjinë e saj të presioneve ndaj Iranit. Lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei theksoi se Irani në asnjë mënyrë nuk pranon të futet në negociata me Amerikën dhe shtoi: Ashtu siç është thënë edhe më parë mos futja në negociata me Amerikën ka arsye pasi së pari këto negociata nuk kanë asnjë dobi dhe së dyti ato janë të dëmshme. Liderin suprem ditën e martë gjithashtu në një takim me funksionar dhe autoritete të shtetit theksoi se opsioni i palëkundur i kombit iranian është rezistenca përballë Amerikës dhe kjo përballje do ta detyrojë Uashingtonin që të tërhiqet.