"Trump Baby" përsëri mbi qiellin e Londrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88446-trump_baby_përsëri_mbi_qiellin_e_londrës
Balona gjigante "Trump Baby" që e përshkruan Donald Trump si një fëmijë të zemëruar ngjyrë portokalli ka marrë sërish lejen për të fluturuar mbi Londër gjatë vizitës shtetërore të Presidentit amerikan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 02, 2019 20:26 Europe/Tirane

Balona gjigante "Trump Baby" që e përshkruan Donald Trump si një fëmijë të zemëruar ngjyrë portokalli ka marrë sërish lejen për të fluturuar mbi Londër gjatë vizitës shtetërore të Presidentit amerikan.

Kryetari Bashkisë së kryeqytetit anglez Sadiq Khan i dha dritën jeshile fluturimit të "Baby Trump" që shfaq udhëheqësin botëror me një pelenë dhe në dorë mban të shtrënguar një celular. Balona do të lëshohet mbi sheshin e parlamentit të martën e javës së ardhshme. Kjo është vizita e dytë shtetërore e Presidentit amerikan dhe mijëra londinezë pritet të marshojnë në protestë kundër vizitës tre ditore në Britaninë e Madhe. Tashmë protestuesit janë edhe në pritje të marrjes së lejes nga policia, e cila vlen të theksohet se korrikun e vitit të kaluar lejoi fluturimin e foshnjes Trump.