Radikalët e krahut të djathtë në Danimarkë, djegin Kur'anin gjatë iftarit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88453-radikalët_e_krahut_të_djathtë_në_danimarkë_djegin_kur'anin_gjatë_iftarit
Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, në Kopenhagë, dogjën Kuranin të shtunën mbrëma në sheshin e qytetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2019 18:51 Europe/Tirane
  • Radikalët e krahut të djathtë në Danimarkë, djegin Kur'anin gjatë iftarit

Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, në Kopenhagë, dogjën Kuranin të shtunën mbrëma në sheshin e qytetit.

E gjithë kjo, në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë i cili mblodhi rreth dy mijë besimtarë. Të  djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit, me mesazhin “Evropa është e jona”. Ndërkaq autoritetet policore daneze kanë ndërhyrë duke hequr parullën dhe larguar grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht. Pas kësaj ndodhi një veprim pozitiv nga ana e një grup danez, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari si një mesazh solidariteti për agjëruesit myslimanë.