Pompeo shpreh dyshime për të ashtuquajturën Akordi i shekullit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88459-pompeo_shpreh_dyshime_për_të_ashtuquajturën_akordi_i_shekullit
Presidenti i SHBA Donald Trump ka pranuar se dyshimet e Sekretarit të tij të shtetit Mike Pompeo për të ashtuquajturin Akordi i shekullit "mund të jenë të drejta".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2019 04:47 Europe/Tirane
  • Pompeo shpreh dyshime për të ashtuquajturën Akordi i shekullit

Presidenti i SHBA Donald Trump ka pranuar se dyshimet e Sekretarit të tij të shtetit Mike Pompeo për të ashtuquajturin Akordi i shekullit "mund të jenë të drejta".

"Shikoni, ne po bëjmë çmos për të ndihmuar Lindjen e Mesme për të zbatuar një plan paqeje dhe ai [Pompeo] mund të ketë të drejtë, domethënë, shumica e njerëzve do të thoshin këtë," u tha Trump gazetarëve në Uashington DC. "Por nëse mund të arrinim një plan paqeje për Lindjen e Mesme do të ishte mirë dhe kur Mike thotë këtë, e kuptoj çfarë thotë, sepse shumica e njerëzve mendojnë se nuk mund të bëhet. Unë mendoj se ndoshta mundet, por, siç e kam thënë edhe më herët, do të shohim se çfarë ndodh”. Sipas një regjistrimi audio të një takimi privat midis Pompeo dhe izraelitëve të marra nga The Uashington Post, vihet re se diplomati amerikan thotë se për momentin plani është "i padisponueshëm" dhe nuk mund të "fitojë përkrahje". "Mund të refuzohet. Në fund, do të thonë, 'Nuk është veçanërisht origjinale, ajo nuk punon veçanërisht për mua', domethënë, 'Ka dy gjëra të mira dhe nëntë gjëra të këqija, unë jam jashtë' ", tha ish- Shefi i CIA-s. "Pyetja e madhe është se a mund të kemi një hapësirë të mjaftueshme që të kemi një bisedë të vërtetë rreth asaj se si ta ndërtojmë këtë."