Rusia dhe Kina po hapin “epokën e re të miqësisë”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88541-rusia_dhe_kina_po_hapin_epokën_e_re_të_miqësisë
Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të arrijë të mërkurën në Rusi për të shënuar një atë që quhet “epokë e re e miqësisë” ndërmjet dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Kina po hapin “epokën e re të miqësisë”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të arrijë të mërkurën në Rusi për të shënuar një atë që quhet “epokë e re e miqësisë” ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të ketë bisedime në Kremlin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para se të marrë pjesë në një pritje zyrtare të delegacionit kinez. Vizita zhvillohet pesë vjet pasi Rusia aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë, që çoi në përplasje me partnerët e saj perëndimorë. Nga Moska, Xi do të udhëtojë në Shën Petersburg për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të organizuar nga Putini. Kina dhe Rusia “kanë besim të ndërsjellë të fortë politik dhe mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë të vendosur në çështjet që lidhen me interesat thelbësore dhe shqetësimet e tyre kryesore”, tha Xi gjatë një interviste me mediat ruse përpara vizitës, sipas një transkripti të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e Pekinit. Yury Ushakov, ndihmësi i politikës së jashtme të presidentit rus, tha se vizita është “një ngjarje vendimtare për marrëdhëniet tona dypalëshe”. Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që njohu Kinën e kontrolluar nga komunizmi në vitin 1949, tha ai. Ai tha se Xi dhe Putin do të nënshkruajnë një deklaratë të re mbi “partneritetin dhe bashkëpunimin strategjik”. Delegacioni kinez po sjell dy panda si dhurata, të cilat janë për kopshtin zoologjik të Moskës. “Kafsha është një simbol i Kinës dhe gjesti është shumë i rëndësishëm për partnerët tanë”, tha Ushakov. Tregtia mes dy vendeve ka shënuar rritje, me 25 për qind në vitin 2018 apo 108 miliardë dollarë më shumë duke e shndërruar Kinën në “partnerin më të rëndësishëm ekonomik të Rusisë”. Zëvendëskryeministri kinez, Zhang Hanhui e vlerësoi vizitën si “domethënie të rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”.