Rusia vendos t’i bashkohet INSTEX-it
Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian ka bërë të ditur zhvillimin e negociatave të këtij vendi me Brukselin për t’iu bashkuar kanalit special tregtar Evropë-Iran të quajtur INSTEX.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Vladimir Tchijov, përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, të enjten deklaroi se Rusia është duke biseduar me Evropën për t’u bashkuar me mekanizmin special tregtare të Bashkimit Evropian me Iranin të quajtur INSTEX.
Vladimir Tchijov shtoi: “Përpjekjet për vendosjen e këtij mekanizmi po vazhdojnë nga të gjitha palët”.
Mekanizmi për shkëmbime tregtare i quajtur INSTEX është finalizuar dhe regjistruar në shkurt të vitit 2019 nga ana e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, mirëpo deri më tani ky mekanizëm akoma nuk ka hyrë në fazën e operative.
Qendra e këtij grupi ndodhet në Paris, administrimin ekzekutiv të tij e ka marrë përsipër Gjermania ndërsa Britania e Madhe ka kryesinë e mbikëqyrjes së këtij procesi.
Kjo është në kohën kur edhe pala iraniane ka krijuar kompaninë përkatëse për bashkëpunim me këtë mekanizëm, mirëpo pala evropiane vazhdon të vonojë zbatimin e angazhimeve të saj.