OKB paralajmëron shtimin e pranisë së ISIS në Libi
(last modified Fri, 07 Jun 2019 07:46:12 GMT )
Qershor 07, 2019 09:46 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron shtimin e pranisë së ISIS në Libi

Përfaqësuesi i OKB në Libi ka paralajmëruar shtimin e pranisë dhe të aktiviteteve të ISIS në Libi.

Gesan Selame njoftoi se grupi terrorist ISIS mesatarisht kryen 3-4 sulme në muaj mirëpo që nga prilli sulmet e këtij grupi janë shtuar. Sulmet e ISIS në Libi janë shtuar në kohën kur mediat e Libisë kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave të grupit të ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” të drejtuar nga gjeneral Khalife Haftar dhe forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të këtij vendi në zonat rreth aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, kryeqytetit të Libisë. Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë që nga dita e martë  kanë filluar operacione të gjera në jug të kryeqytetit të Libisë me qëllim që ta marrin nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit. Grupi militant i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalife Haftar i cili për shumë vite me mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka sunduar në pjesën lindore të Libisë, gjatë disa muajve të fundit ka avancuar drejt pjesës veriore të këtij vendi. Gjeneral Haftar më 4 prill ka urdhëruar forcat e tij që ta sulmojnë Tripolin dhe që nga fillimi i këtyre sulmeve në Tripoli e deri më tani janë vrarë mbi 500 persona dhe të paktën 3000 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të zhvilluar në Tripoli.

Tags