Kryeministri i Etiopisë mbërrin në Sudan për ndërmjetësim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88581-kryeministri_i_etiopisë_mbërrin_në_sudan_për_ndërmjetësim
Vizita njëditore vjen pasi Unioni Afrikan (UA) pezulloi pjesëmarrjen e Sudanit në aktivitetet e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2019 09:57 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Etiopisë mbërrin në Sudan për ndërmjetësim

Vizita njëditore vjen pasi Unioni Afrikan (UA) pezulloi pjesëmarrjen e Sudanit në aktivitetet e saj.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka mbërritur në Sudan për të ndërmjetësuar ndërmjet Këshillit të Përkohshëm Ushtarak (TMC) dhe autoriteteve të opozitës.

Zëdhënësi i TMC-së, gjeneral Shams-Eddin Kabbashi, priti kryeministrin etiopian në Aeroportin Ndërkombëtar të Khartum-it.

Gjatë konfrontimit të dy ditëve të fundit midis ushtrisë sudaneze dhe protestuesve, mbi 100 persona u vranë në kryeqytetin Khartum dhe në qytete tjera të mëdha të vendit.

Sudani vazhdon të mbetet i përfshirë nga trazirat që nga 11 prilli kur struktura ushtarake njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas disa muajve protestash popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.