Nesër fillon stërvitja më gjithëpërfshirëse e NATO-s ndonjëherë
(last modified Sat, 08 Jun 2019 13:18:08 GMT )
Qershor 08, 2019 15:18 Europe/Tirane
  • Nesër fillon stërvitja më gjithëpërfshirëse e NATO-s ndonjëherë

Stërvitja ushtarake BALTOPS, e udhëhequr nga SHBA-të do të nisë nesër në portin gjerman Kiel në Detin Baltik dhe do të zgjasë deri më 21 qershor

Me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të 18 shteteve, nesër do të fillojë BALTOPS 47 ose stërvitja më gjithëpërfshirëse ushtarake të cilën NATO e ka mbajtur ndonjëherë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja ushtarake BALTOPS, e udhëhequr nga SHBA-të do të nisë nesër në portin gjerman Kiel në Detin Baltik dhe do të zgjasë deri më 21 qershor.

Vendet e NATO-s që do të marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake janë SHBA-të, Turqia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet partnere Suedia dhe Finlanda.

Është planifikuar të marrin pjesë të paktën 8.600 njësite, 50 anije dhe nëndetëse si dhe 40 avionë.

Në kuadër të BALTOPS-it të këtij viti, do të mbahen stërvitje për shkatërrimin e minave ujore dhe të nëndetëseve ndërsa do të ushtrohet për forcimin e mbrojtjes anti-ajrore dhe mënyrat e mbrojtjes nga anijet e armikut.

Në stërvitjet e vitit 2014, mori pjesë edhe Rusia por pas aneksimit të Krimesë dhe shkeljes së stabilitetit të Ukrainës, nuk është ftuar.

Tags