Vizita e Shinzo Abe në Teheran
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Japoni, duke përmendur vizitën e ardhshme të kryeministrit japonez në Teheran, ka thënë së kjo vizitë ka rëndësi tepër të madhe në marrëdhëniet dypalëshe.
Murteza Rahmani Muvahed, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Tokio ka thënë: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë historike dhe në bazë të respektit reciprok dhe kjo vizitë është një mundësi shumë emirë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe diskutimi për çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tokio duke reaguar ndaj lajmeve të disa mediave që thonë se vizita ka për qëllim ndërmjetësimin e Japonisë në çështjen mes Iranit dhe Amerikës ka thënë: Vizita është përgjigje e ftesës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo marrëdhëniet e afërta të Japonisë me Amerikën dhe kushtet aktuale janë bërë shkak për rritjen e këtyre hipotezave. Rahmani Muvahed ndër të tjera shtoi se Japonia ka marrëdhënie të mira si me Iranin ashtu edhe me Amerikën dhe politika e Iranit bazohet në parimin e uljes së tensioneve dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për këtë Irani mirëpret çdo përpjekje që ka si synim uljen e tensioneve dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit. Shinzo Abe pritet të vizitojë Teheranin më datë 12 qershor.