Vazhdojnë kërcënimet e Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88685-vazhdojnë_kërcënimet_e_amerikës_kundër_iranit
Zëdhënësja e DASH ka thënë se çdo kompani si në sektorin e naftës ashtu edhe në sektorin jo naftor do të sanksionohet në rast se kryen aktivitete në mbështetjen financiare të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 11, 2019 09:48 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë kërcënimet e Amerikës kundër Iranit

Zëdhënësja e DASH ka thënë se çdo kompani si në sektorin e naftës ashtu edhe në sektorin jo naftor do të sanksionohet në rast se kryen aktivitete në mbështetjen financiare të Iranit.

Morgan Ortogas 3 ditë pas sanksionimit të kompanisë më të madhe petrokimike të Iranit dhe rrjetit të gjerë të kompanive dhe komponentëve të shitjes së produkteve naftore nga ana e Departamentit Amerikan të Thesarit, ka bërë kërcënime të reja dhe ka pretenduar se Irani po ecën në rrugën e gabuar dhe kërcënon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Zëdhënësja e DASH në vazhdim të deklaratës së saj anti-iraniane ka pretenduar se Irani ka kërcënuar se do të shkelë programin e përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore. Më 8 maj të vitit 2018 Donald Trump president i Amerikës tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore dhe mori vendim për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Një vit më vonë Irani në kundërpërgjigje të veprimeve të Amerikës, uli zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe i ka dhënë Evropës 60 ditë afat kohë që të përmbushë zotimet e saj në kuadër të ruajtjes së interesave të Iranit sidomos në sektorin bankar dhe të naftës.