Putin paralajmëron pasojat e rrezikshme të veprimeve të Amerikës
Politika e njëanshme e presidentit Donald Trump ka shkaktuar tensione të shumta në nivel botëror.
Kjo çështje është kritikuar ashpër nga Vladimir Putin president i Rusisë. Putin në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në takimin ndërkombëtar shkencor dhe ekspert “ Studimet Primakov” që ka nisur punimet më 10 qershor pa përmendur direkt Amerikën, ka deklaruar se bota ndodhet në një pikë të rrezikshme. Presidenti Putin prej ekspertëve ndërkombëtar ka kërkuar që të gjejnë metodat për parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në nivel botëror për shkak të veprimeve të njëanshme, vendosjes së sanksioneve dhe luftërave ekonomike. Presidenti i Rusisë në një pjesë të mesazhit të tij ka përmendur sjelljet e ashpra dhe të njëanshme të disa vendeve për të zgjeruar monopolin e tyre politik dhe ekonomik sidomos duke vendosur sanksione dhe duke nisur luftëra tregtare, veprime që përputhen plotësisht me politikat amerikane gjatë presidencës së Trump. Donald Trump në shumë çështje ka përdorur mjete ekstreme si veprimet e njëanshme vetëm e vetëm që të realizojë objektivat e Uashingtonit në çështje të rëndësishme ndërkombëtare. Amerika e cila veten e konsideron polic ndërkombëtare, ka krijuar iluzion se ajo është përgjegjëse për zgjidhjen e çështjeve botërore duke përdorur forcën me qëllim që të realizojë objektivat e veta dhe të partnerëve të saj. Përveç kësaj qeveria e Donald Trump deri tani ka ndjekur politikën e tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore, traktati i ambientit të Parisit, traktati për armët bërthamore me rreze të mesme veprimi, traktati Start dhe të gjitha këto ndjekin një qëllim që është dobësimi i stabilitetit dhe i sistemit ndërkombëtare dhe përhapja e destabilitetit në nivel botëror. Në kohë kur zhvillimet aktuale në botë por shkojnë drejt prirjeve shumëkombëshe dhe shumanshme, Amerika me veprimet e saj ka treguar se nuk e pranon këtë realitet dhe proces botëror. Në fakt veprimet dhe vendimet e marra nga Donald Trump kanë shkaktuar zgjerimin e izolimit dhe uljes së vazhdueshme të popullaritetit të Amerikës në nivel botëror. Rusia shumë herë është shprehur kundër njëanshmërisë së Amerikës dhe thekson zgjerimin e sistemit të shumanshëm në botë. Për këtë arsye presidenti i Rusisë thekson se për momentin është e domosdoshme të merren masa dhe hapa konstruktivë për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe botërore ku të merren parasysh interesat e të gjitha palëve.