Ulen tensionet në Sudan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88720-ulen_tensionet_në_sudan
Protestuesit dhe udhëheqësit ushtarakë në Sudan kanë rënë dakord që të rifillojnë bisedimet së shpejti, njoftoi një ndërmjetës nga Etiopia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2019 15:42 Europe/Tirane
  • Ulen tensionet në Sudan

Protestuesit dhe udhëheqësit ushtarakë në Sudan kanë rënë dakord që të rifillojnë bisedimet së shpejti, njoftoi një ndërmjetës nga Etiopia.

Opozita u pajtua të pezullojë fushatën e mosbindjes civile. Në anën tjetër, ushtria është pajtuar që të lirojë të burgosurit politikë, u tha gazetarëve i dërguari i posaçëm, Mahmoud Dirir. Mjekët thonë se 118 persona kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i dhunës, ndërsa zyrtarët thonë se ka pasur 61 viktima. Udhëheqësit ushtarakë ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht kthimin në bisedime. Më parë të martën, një diplomat i lartë i SHBA-së për Afrikën njoftoi një udhëtim në Sudan për t’i kërkuar të dyja palët që të rifillojnë bisedimet. Lajmet për kthimin në bisedime pasuan ndërhyrjen e Kryeministrit të Etiopisë Abiy Ahmed, i cili u takua me të dyja palët për të provuar të thyejë bllokimin. Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se një Këshill qeverisës prej 15 anëtarësh është propozuar për periudhën kalimtare, të përbërë nga tetë civilë dhe shtatë zyrtarë ushtarakë. Sudani është i përfshirë nga trazirat dhe dhuna që nga muaji prill, kur ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin Omar-al Bashir i cili kishte sunduar me vendin për rreth 30 vite. Largimit të tij nga pushteti i paraprinë protestat në mbarë vendin. Mirëpo, pasi Këshillu Ushtarak njoftoi se do të udhëheq me vendin për një përiudhe kalimtare 2 vjeçare, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, protestuesit vazhduan qëndrimin në rrugë duke kërkuar transferimin e menjëhershëm të pushtetit te një qeveri civile.