Burgim i përjetshëm për 32 persona në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88731-burgim_i_përjetshëm_për_32_persona_në_egjipt
Gjykata e Egjiptit ka dënuar 32 persona me burgim të përjetshëm nën akuzën e kryerjes së atentatit për vrasjen e presidentit Abdul’fetah Sisi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Burgim i përjetshëm për 32 persona në Egjipt

Gjykata e Egjiptit ka dënuar 32 persona me burgim të përjetshëm nën akuzën e kryerjes së atentatit për vrasjen e presidentit Abdul’fetah Sisi.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sky News sipas të cilës vendimi i gjykatës për dënimin e 32 personave në fjalë është dhënë dje. Gjykata e Egjiptit gjithashtu ka dënuar 29 persona të tjerë me nga 15 vjet heqje lire, 81 persona me nga 5 vjet, 177 me nga 3 vjet, 36 me nga 10 vjet dhe 1 person me 7 vjet heqje liri të cilët gjithashtu akuzohen për bashkëpunim në atentatin për vrasjen e presidentit Abdul’fetah Sisi. Gjykata ka akuzuar personat në fjalë se kanë tentuar 2 herë të thurin plane për vrasjen e presidentit egjiptian.