Nancy Pelosi: Hipokrizia e Trump nuk ka kurrfarë kufiri
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës i ka cilësuar hipokrite politikat e presidentit të Amerikës në lidhje me programin e përkujdesjes shëndetësore të qytetarëve të këtij vendi.
Faqja informative "Hill" në një raport të saj ka shkruar se Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit të Amerikës, ka kritikuar Donald Trump, presidentin e SHBA, për shkak të përpjekjeve për anulimin e ligjit për përkujdesje shëndetësore të quajtur "Oobama-care" dhe në një deklaratë të saj, ka thënë se hipokrizia e Trump nuk ka kurrfarë kufiri.
Nancy Pelosi shtoi: "Në kohën kur Trump pretendon se dëshiron të paraqesë një programe të përshtatshme për përkujdesje shëndetësore, Departamenti i Drejtësisë po diskuton këtë çështje se si ta shkatërrojë programin e përkujdesjes shëndetësore të individëve të cilët janë sëmurë para se të marrin siguracionet".
Sipas asaj, qeveria e Trump që nga dita e parë ka shkatërruar programin e përkujdesjes shëndetësore të familjeve punëtore dhe ka bërë përpjekje që këto familje t'i çojë drejt programeve shëndetësore të kota dhe të dobëta.