Anulohet projektligji për ekstradim në Hong Kong
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88809-anulohet_projektligji_për_ekstradim_në_hong_kong
Qeveria e Hong Kongut ka anuluar miratimin e një projektligj shumë të diskutueshëm për të lejuar ekstradimet në Kinë, raportojnë mediat lokale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Anulohet projektligji për ekstradim në Hong Kong

Qeveria e Hong Kongut ka anuluar miratimin e një projektligj shumë të diskutueshëm për të lejuar ekstradimet në Kinë, raportojnë mediat lokale.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka refuzuar të tërhiqet, mirëpo një numër i madh i këshilltarëve e kanë këshilluar ta suspendojë këtë projektligj. Në një konferencë për medie të dielën, ajo njoftoi se projektligji do të suspendohet dhe rishikohet. Pas diskutimeve të brendshme dy ditët e fundit, unë njoftoj se Qeveria ka vendosur të suspendojë amandamentin legjislativ, të rifillojë komunikimin me të gjithë, si dhe të dëgjojë pikëpamjet e ndryshme të shoqërisë”, tha Lam. Qindra mijëra persona kanë protestuar kundër projektligjit si dhe protesta të reja janë planifikuar për të dielën. Qeveria e Kinës ka theksuar se projektligji i propozuar për ekstradimet do ta bënte vendin më të pasigurtë për kriminelët, derisa kritikët kanë thënë se kjo do të ndikonte drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit. Hong Kongu kishte qenë koloni britanike, por u kthye nën sundimin kinez më 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”. Ndryshimet në projektligj do të mundësonin që kërkesat për ekstradim nga autoritetet e Kinës, Taivanit dhe Makaut, të vendosen nga gjykatat e Hong Kongut. Ky propozim vjen pas një rasti të profilit të lartë ku një qytetar i Hong Kongut kishte vrarë të dashurën e tij gjatë pushimeve në Taivan dhe nuk ka mundur të ekstradohet. Qeveria thekson se ky projektligj është i rëndësishëm për të mbrojtur vendin nga kriminelët.