Pelosi: Amerika nuk është e interesuar për të luftuar kundër Iranit
Kryetarja e Kongresit amerikan pasi kritikoi vendimin e presidentit amerikan për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, ka thënë se me padyshim Amerika nuk është e interesuar për luftë me Iranin.
Nancy Pelosi, në një intervistë për kanalin televiziv CNN ka thënë: Uashingtoni nuk dëshiron aspak luftë me Iranin dhe nuk dëshiron të kryejë veprime provokuese të cilat mund të sjellin përgjigje ose kryerjen e gabimeve. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.