Presidenti i rrëzuar i Egjiptit vdes në gjykatë
(last modified Mon, 17 Jun 2019 17:04:58 GMT )
Qershor 17, 2019 19:04 Europe/Tirane
  • Presidenti i rrëzuar i Egjiptit vdes në gjykatë

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë, njoftoi televizioni shtetëror britanik BBC.

Atij njoftohet se i ra të fikët pas një seance gjyqësore ku ishte duke u përballur me akuzat e spiunazhit dhe më pas vdiq. Ai ishte 67 vjeç. Morsi u rrëzua pas protestave masive një vit pasi mori detyrën si kreu i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Morsi, 67 vjeç, një figurë e lartë në Vëllazërinë Myslimane, u rrëzua nga ushtria në vitin 2013 pas protestave masive. Ai kishte shërbyer një dënim shtatëvjeçar për falsifikimin e aplikimit për kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2012, shkruan The Guardian.