Mogherini thekson mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore
(last modified Thu, 20 Jun 2019 07:09:32 GMT )
Qershor 20, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, në takimin që pati me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, edhe një herë ka theksuar se marrëveshja bërthamore është faktor për ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian edhe njëherë deklaroi se Irani i ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore. Frederica Mogherini, Shefja e politikës së jashtme të BE, tha se vlerësimi i Bashkimit Evropian mbi përputhjen e Iranit me angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore bazohet në raportet e ANEA dhe jo në deklarata. Në një pjesë tjetër të fjalimit të saj, Mogherini argumentoi se fokusi i Bashkimit Evropian është në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe që populli i Iranit të përfitojë nga favoret ekonomike të marrëveshjes. Pa përmendur tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, ajo i kërkoi Iranit të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Tags