Bashkimi Evropian kërcënon Turqinë me sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88953-bashkimi_evropian_kërcënon_turqinë_me_sanksione
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se në rast se nuk do të ndërprenë operacionet e paligjshme për zbulimin e gazit në brigjet e Qipros, atëherë Ankaraja do të përballet me sanksionet e BE.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2019 09:23 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kërcënon Turqinë me sanksione

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se në rast se nuk do të ndërprenë operacionet e paligjshme për zbulimin e gazit në brigjet e Qipros, atëherë Ankaraja do të përballet me sanksionet e BE.

Agjencia e lajmeve AFP krerët e Bashkimit Evropian të enjten në mbrëmje në deklaratën përfundimtare të ditës së parë të takimit në Bruksel, kanë theksuar se dënojnë operacionet e paligjshme të Turqisë për gërmim dhe zbulimin e gazit.

Në këtë deklaratë thuhet se Ankaraja nuk ka treguar kurrfarë reagimi ndaj paralajmërimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe anëtarët dhe këshilltarët dhe autoritetet e politikës së jashtme të BE-së kanë kërkuar që pa kurrfarë vonese të marrin masat përkatëse në lidhje me këtë çështje.

Kjo është në kohën kur Ministria e Energjisë së Turqisë ditën e enjte në ceremoninë e dërgimit të anijes së dytë të këtij vendi për kryerjen e operacioneve për zbulimin e gazit, ka deklaruar se këto operacione të cilat kanë filluar disa muaj më parë janë e drejtë legjitime e këtij vendi.