Demokracia amerikane, vegël e grupit terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88955-demokracia_amerikane_vegël_e_grupit_terrorist_mek
Faqja informatike-analitike “LobeLog” në një analizë të saj ka shkruar se paratë e Arabisë Saudite dhe mbështetja politike e Amerikës ndaj grupit terrorist MEK, kanë krijuar rrethanat e nevojshme për veprimtarinë e këtij sekti të rrezikshëm dhe në këtë mënyrë ky grup terrorist po e shfrytëzon demokracinë amerikane për zgjerimin e ndikimit të vet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 21, 2019 17:12 Europe/Tirane
  • Demokracia amerikane, vegël e grupit terrorist MEK

Faqja informatike-analitike “LobeLog” në një analizë të saj ka shkruar se paratë e Arabisë Saudite dhe mbështetja politike e Amerikës ndaj grupit terrorist MEK, kanë krijuar rrethanat e nevojshme për veprimtarinë e këtij sekti të rrezikshëm dhe në këtë mënyrë ky grup terrorist po e shfrytëzon demokracinë amerikane për zgjerimin e ndikimit të vet.

Në një shkrim të publikuar me titull “Falja e Muxhahedinëve, vendos në pikëpyetje demokracinë amerikane” në këtë faqe informative-analitike amerikane, thuhet: “Edhe para zbulimit të ngjarjes, qeveria e Donald Trump ishte e akuzuar se duart e shteteve të huaja ishin të implikuara dhe kishin ushtruar ndikim në ardhjen e tij në pushtet dhe tani demokratët synojnë se si mund të shfrytëzojnë hetimet e prokurorit special Robert Mouller për dosjen e ndërhyrjes së Rusisë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Amerikës, mirëpo tani është paraqitur një çështje rreth ndërhyrjes së faktorëve të jashtme.  

Një hulumtimet e kryera nga faqja publicistë “Interspect” tregojnë se Shtëpia e Bardhë ka shfrytëzuar një artikull të shkruar nga Heshmat Alavi për të arsyetuar daljen e Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2018. Pas shqyrtimit të artikujve të tjerë të Heshmat Alavi, një prej ish-pjesëtarëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) ka konfirmuar lidhjen e grupit terrorist MEK me këtë artikull. Sipas Hasan Hajrani, një prej ish-anëtarëve të grupit MEK, “Heshmat Alavi” është një personazh i pavërtetë por që drejtohet nga një ekip i krahut politik i organizatës Muxhahedin Khalk dhe kurrë nuk ka qenë një person i vërtetë.

Hajrani ka thënë: “Ky personazh  fals administrohet nga një ekip i punonjësve të Muxhahedinëve Khalk në Shqipëri, një vend ky në të cilën ekziston një prej bazave të grupit terrorist MEK dhe që përdorët për publikimin e mesazheve të tij online”. Deklaratat e Hajrani janë konfirmuar edhe nga Sara Zuhejri, hulumtuese iraniane e cila është e përqendruar mbi grupin terrorist Muxhahedine Khalk.Sara Zuhejri e cila burimet e veta i vendos në dispozicion të autoriteteve të sigurisë kibernetike të qeverisë së Iranit, thotë: “Alavi brenda në Iran njihet si një llogari e një grupi që administrohet nga një ekip i pjesëtarëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe Heshmat Alavi në realitet nuk ka ekzistencë të jashtme”.

Ky skandal i ri në lidhje me zbulimin se ky personazhi “Heshmat Alavi” është një personazh fals dhe në realitet përfshinë një klasë politike dhe mediale të gjerë që është rrethuar me një urdhëresë të pavërtetë anti-iraniane dhe që propagandon për këtë grup terrorist, ndërkohë që operacionet dhe veprimet e këtij grupi nuk shqyrtohen nga autoritetet amerikane. Në realitet fal ekzistencës së persona që përkrahin ndryshimin e regjimit në Iran, një grup terrorist i cili financohet nga një shtet i huaj, shumë lehtë është shndërruar në një version të rrejshëm për inkurajimin dhe dërgimin e ushtarëve amerikanë në luftë me Iranin përkundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo duhet thënë se qëllim i grupit MEK nuk është Irani ose iranianët. Ky grup terrorist shumë rrallë ofron shërbimet e veta mediale në gjuhën persiane. Organizata Muxhahedine Khalk (MEK) gati në përgjithësi është e urryer nga të gjithë iranianët dhe nuk ka kurrfarë kredibiliteti në mesin e iranianëve.

Strategjia militante e organizatës Muxhahedine Khalk (MEK) në Irak nën regjimin e ish-diktatorit Sadam Husejn që ishte financuesi kryesor i tyre, pas vitit 2003, ka vazhduar rrugën e vet duke u shndërruar në një strategji inteligjente nën mbështetjen financiare të princin Turki Al-Fejsal, ish-shefit të inteligjencës së Arabisë Saudite. Ky grup terrorist aktualisht është i vendosur në Shqipëri dhe në rrethanat ideale të qeverisë së Donald Trump, po administron bazën e vet duke shfrytëzuar skllavërinë e anëtarëve të vet. Qëllimi i këtij grupi terrorist është ky që nëpërmjet veprimtarisë në sferën virtuale, të depërtojë në botën e qytetarëve anglishtfolës.

Mirëpo faqja informative-analitike “Interspect” ka paraqitur dhe treguar vetëm një rast prej veprimeve të përsëritshme anti-iraniane të grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe kjo është vetëm maja e një shkëmbi të akullt që ka dalë jashtë nga uji në oqean. Ndërhyrja e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në çështjet e brendshme të Amerikës, është e përmasave shumë më të gjëra se sa sulmet kibernetike online kundër Iranit.

John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Rudi Giuliani, avokati privat i Donald Trump, në mënyrë të hapur mbështesin këtë grup terrorist. Grupi terrorist MEK gëzon një imunitet të plotë ndërsa kritikët e këtij grupi bëhen objektiv i sulmeve terroriste dhe i veprimeve të dhunshme. Gazetari Xheison Rezaijan shkruan: “Këto përpjekje në mënyrë zyrtare synojnë dobësimin e kredibilitetit tonë në lidhje me qasjen më të mirë për t’u përballur me Iranin dhe për të kryer këtë veprim, ata kryejnë sulme personale.

Një anë tjetër e zbulimit të këtij skandali është “Projekti Dis-information”. Ky projekt i cili financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka filluar për të bërë propagandë kundër shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë projekt duke shfrytëzuar llogaritë përdoruese në rrjetet sociale, sulmohen dhe njollosen aktivistët iranianë dhe amerikanë të të drejtave të njeriut, universitarët dhe gazetarët të cilët kritikojnë politikat e ashpra të qeverisë së Trump kundër Iranit.

Prandaj. Pompeo duhet të japë përgjigje për aktivitetet e Departamentit që ai drejton, mirëpo kush qëndron prapa grupi terrorist Muxhahedine Khalk dhe personazhit enigmatik Heshmat Alavi. Muxhahedine Khalk deri në çfarë përmasa ka depërtuar në Uashington.

Duhet thënë se formula e aktiviteteve të organizatës Muxhahedine Khalk, janë paratë personale të një individi. Kjo shpjegon faktin se si në vitin 2014, saktësisht para zgjedhjeve të Parlamentit të Evropës, janë shfrytëzuara para e një personi për të siguruar financimin e fushatës elektorale të partisë së ekstremit të djathtë islamofobist VAKS. Hulumtimet në lidhje me sjelljet e këqija elektorale kanë treguan se të paktën 971.890 euro janë dhënë nëpërmjet mijëra transfertave nga 200 deri 5000 euro nga ana e anëtarëve dhe përkrahësve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk. Mirëpo këto para esencialisht nuk i përkisnin grupit terrorist Muxhahedine Khalk, por ishin shuma të fituara nga operacionet e pastrimit të parave të kryera nga Vidal Kuadras, një prej themeluesit të partisë VAKS dhe një prej mbështetësve të dalluar të grupit MEK i cili ka lehtësuar shumë këto operacione. Nuk duhet anashkaluar as fakti se ai ishte edhe zv/kryetar i Parlamentit të Evropës.

Prandaj, organizata Muxhahedine Khalk në Shqipëri, po kënaqet me liritë që fitojnë nëpërmjet dhënies së parave të tilla atyre. Pas hyrjes së organizatës Muxhahedine Khalk në Shqipëri, gazetarët lokal u njohën me sjelljen e çuditshme të anëtarëve të këtij grupi dhe kanë publikuar raporte të ndryshme në lidhje me aktivitetet e këtij grupi. Në kundërpërgjigje, grupi terrorist MEK me anë të dhënies së ryshfetit, është munduar t’i blejë ata gazetarë që publikonin raporte të tilla. Grupi terrorist MEK gjithashtu ka shfrytëzuar edhe taktikën e frikësimit për të heshtur gazetarët që publikonin materiale në lidhje me të vërtetat e këtij grupi terrorist. Një prej gazetarëve ka pohuar se grupi terrorist Muxhahedine Khalk së bashku me personelin shqiptar të sigurisë, e kanë përndjekur atë dhe kanë shkuar aq larg sa që ai të mos ndjehet i sigurt as edhe në vendin e vet. Në një atmosferë publike, ata kanë fotografuar këtë gazetar dhe e kanë bërë atë objektiv të sulmeve dhe kërcënimeve gojore dhe i kanë kërkuar atij që t’ua japë atyre celularin e vet.

Korrupsioni dhe mashtrimet e grupit terrorist Muxhahedine Khalk janë shumë të rrezikshme dhe intriguese. Në Amerikë, neokonservatorët po mundohen të shfrytëzojnë grupin terrorist Muxhahedine Khalk si mjet për ta shkatërruar Partinë Demokrate. Duke marrë parasysh faktin se ata nuk janë një grup i pa rrezikshëm, ndodhen nën mbikëqyrje të madhe dhe është mendjelehtësi e madhe nëse besojmë se organizatat inteligjente të mos i njohin tre personat që fshihen pas personazhit “Heshmat Alavi” dhe të tjerët që ndodhen në bazën e Shqipërisë.

Grupi terrorist Muxhahedine Khalk duke shfrytëzuar paratë e Arabisë Saudite dhe mbështetjen politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përdorin demokracinë e Amerikës për të shtrirë ndikimin dhe depërtimin e vet në struktura të ndryshme. Sipas faqes informative-analitike “Interspect”, artikujt e grupit terrorist Muxhahedine Khalk janë shfrytëzuar nga qeveria fondamentale e Amerikës në Seksionin në Gjuhën Persiane të Zërit të Amerikës.

Faqja analitike “LobeLog” është emëruar sipas emrit të Jeem Lob, kryeredaktor i kësaj faqe, gazetar i vjetër i cili shkruante raporte analitike në lidhje me politikën e jashtme të Uashingtonit ndaj rajonit të Lindjes së Mesme. Kjo faqe analitike në internet, është faqja e parë e nominuar për marrjen e çmimit “Arthur Ra’s” për marrjen e raporteve dhe zbërthimin dhe analizimin e pavarur nga Akademia e Diplomacisë së Amerikës në vitin 2015. Kjo faqe e internetit është themeluar në vitin 2008 dhe ka për qëllim më shumë analizimin e politikave të ndjekura nga ana e qeverisë së Uashingtonit ndaj Teheranit.