Putin surprizon ushtrinë ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89034-putin_surprizon_ushtrinë_ruse
Ushtria ruse ka nisur një stërvitje në shkallë të gjerë për të simuluar një përgjigje ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e saj në Azinë Qendrore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2019 17:01 Europe/Tirane
  • Putin surprizon ushtrinë ruse

Ushtria ruse ka nisur një stërvitje në shkallë të gjerë për të simuluar një përgjigje ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e saj në Azinë Qendrore.

Në të vërtetë, të hënën, më 24 qershor 2019, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi në mënyrë të papritur ushtrinë për një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjithashtu në një takim me komandantët e forcave të armatosura njoftoi: "Që nga ora 6 e e mëngjesit sipas orës së Moskës, menjëherë pas urdhrit të Presidentit Putin, të gjitha njësitë ushtarake në pjesën qendrore të Rusisë, si dhe njësitë e sektorëve federalë të jugut dhe lindjes së vendit dhe disa njësi të hapësirës ajrore dhe avionë me rreze të gjatë janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie. "  Shoigu shtoi se manovra pesë-ditore "do të verifikonte aftësinë e forcave të armatosura për të garantuar sigurinë e Rusisë në rajonin e Azisë Qendrore, përballë kërcënimeve të rënda terroriste. " Zyrtarët rusë kanë shprehur kohët e fundit shqetësimet e tyre lidhur me përhapjen e mundshme të terroristëve në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.