Makron ndjek Trump për një marrëveshje të re me Iranin
Parisi dhe Uashingtoni kërkojnë një marrëveshje të re dhe më të saktë me Iranin.
Kështu ka deklaruar Emanuel Makron, president i Francës në një intervistë për kanalin televiziv japonez NHK. Presidenti francez deklaroi se është në një mendje me presidentin amerikan për parandalimin e Iranit nga posedimi i armëve atomike, mirëpo nuk është i të njëjtit mendim me disa nga metodat e tij. ndër të tjera presidenti Makron tha se tensionet, sanksionet e njëpasnjëshme dhe masat ushtarake janë tepër të rrezikshme për rajonin dhe mund të shkaktojnë reagim të ashpër. Të gjitha palët duhet të përpiqen për të gjetur rrugën e dialogut me qëllim që të rindërtohet mirëbesimit, tha në fjalën e tij presidenti francez Emanuel Makron. Më 8 maj 2018, Amerika në formë të njëanshme u largua nga marrëveshja bërthamore dhe me urdhër të presidentit amerikan Uashingtoni riktheu sanksionet kundër Iranit.