Neutralizohet një tjetër grusht shteti në Venezuelë
Ministri i informacionit i Venezuelës njoftoi për neutralizimin e një tjetër grushti shteti ushtarak kundër presidentit në vend.
Jorge Rodrigues, vuri në dukje se komplotuesit kishin programuar të rrethonin dhe merrnin nën kontroll depot e armatimeve dhe aeroportin ushtarak të Karakasit. Më herët Në Venezuelë protestuesit të kryesuar nga kryetari i parlamentit kanë bërë një grusht shteti për të rrëzuar presidentin Nicolás Maduro. Me mijëra venezuelianë dolën në rrugët e kryeqytetit Karakas, për të protestuar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së presidentit Nicolas Maduro. Vetëm pak përpara zhvillimit të një proteste nga opozita, ku lideri i saj që veten e ka shpallur si president në detyrë i Venezuelës, është raportuar për 4 persona të vdekur pas përplasjeve protestues-polici. Maduro u betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez. Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi. Presidenti amerikan Donald Trump ka njohur zyrtarisht kreun e opozitës venezueliane, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit.